Simon Cowell ka folur hapur për injektimet në fytyrën e tij për vite me radhë dhe më pas e kuptoi se duhej të ndalonte.
62 vjeçari tha se ‘ka shkuar pak larg’ me injeksionet e tij dhe tani i ka ndaluar përgjithmonë.
“Kishte një fazë ku mund të kisha shkuar pak larg”, tha Simon për The Sun. “Pashë një foto timen nga ‘para’ një ditë tjetër dhe nuk e njoha veten”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se mendonte se përfundoi duke u dukur "si diçka nga një film horror" dhe djali i tij 8-vjeçar Eric po mërzitej.
“Nuk ka asnjë mbushës në fytyrën time tani”, shtoi Simon.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.