Simon Cowell është 'me fat që është gjallë'.
Ai u dërgua me urgjencë në spital pas një përplasje të rëndë që pati me biçikletën e tij elektronike, njofton Klan Kosova.
62 vjeçari po dyshohet se ka tronditje, prerje në fytyrë dhe një krah të thyer pasi u përplas në rrugë me shpejtësi dhe nuk kishte helmetë.
Edhe më parë ai ishte aksidentuar me biçikletën e tij dhe ka mbetur me shpinë të lënduar.
Cowell, u ndihmua nga kalimtarët përpara se të mbërrinin mjekët. Ai u lirua nga spitali të njëjtën mbrëmje me gips në krah dhe është urdhëruar të pushojë.

●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.