Simon Cowell po përgatitet të martohet.
Ylli 62 vjeçar i “America’s Got Talent” po bën planet e dasmës me Lauren Silverman, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
“Unë po i planifikoj të gjitha, përndryshe e di se çfarë do të ndodhë. Do të jenë 600 njerëz dhe do të dalë jashtë kontrollit, si festa ime e ditëlindjes së 50-të”, tha ai.
“Askush nuk e di se kur do të jetë, kjo është surprizë edhe për Lauren”, shtoi ai.
Cowell dhe Silverman janë në lidhje për gati një dekadë dhe kanë një djalë tetëvjeçar. Ata u fejuan në fillim të këtij viti.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.