Një notare e njohur si "eko sirena" theu Rekordin Botëror Guinness duke notuar 42 kilometra në oqean teksa kishte të veshur një monofin.
Merle Liivand, një notare dhe konservatore e njohur si "eko sirena" për shkak të aftësive të saj të notit monofin, kaloi 11 orë e 54 minuta duke notuar në brigjet e Miami Beach, për të thyer rekordin e saj për notin më të gjatë me një monofin.
Liivand, e cila është me origjinë nga Estonia dhe u zhvendos në Florida të ShBA-së 11 vjet më parë, tha se ndjeu që rekordi i saj i mëparshëm botëror Guinness në prill 2021 ishte penguar nga kushtet detare më pak se ideale, duke e bërë atë ta thyente rekordin e saj prej 30 kilimetrash më 7 maj të këtij viti.
“Kam lindur me probleme shëndetësore auto-imune dhe fillova të notoj sepse mushkëritë e mia u shembën”, tha Liivand për Guinness World Records. “Sot, synimi im është të luftoj për mushkëritë e Nënës Tokë”.
Ajo shtoi se noti i saj i fundit monofin nuk ishte pa vështirësi.
"Më pickoi kandili i detit dhe vazhdova t'i thosha vetes se nuk ishte koha për të qarë," tha Liivand. “Në momentet kur ndihesha e dëshpëruar, më duhej t'i kujtoja vetes se jam një mjet mes oqeanit dhe njerëzve dhe dua që mesazhi im të dëgjohet”.
Liivand tha se ajo gjithashtu kishte disa ndërveprime pozitive me specie të jetës së egër gjatë notit të saj, duke përfshirë disa delfinë dhe një manatë nënë me një fëmijë.
https://www.youtube.com/watch?v=l_BpdInFAys
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.