Autorja e tragjedisë në Majac, Ardita Gashi, nuk u mbijetoi plagëve të vetëshkaktuara. Ajo, pasi vrau partnerin e saj, Ilaz Brahimi, plagosi rëndë një familjare dhe më pas qëlloi veten.
Të dyja të plagosurat u dërguan në gjendje të rëndë në QKUK, por e moshuara ndërroi jetë në orët e para të së hënës, duke e çuar numrin e viktimave në tre.
Familjarët nuk u deklaruan publikisht, por konfirmuan se arma e përdorur ishte revole dhe jo kallashnikov, siç u raportua fillimisht.
Detajet i kuptoni në kronikën e mëposhtme.
https://www.youtube.com/watch?v=NFxgaUUecHs
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.