Në rrugën “William Walker” në Prizren është shfaqur problemi me mbeturina.
Sipas një lexuesi të Klankosova.tv, ka shumë njerëz që shkojnë me automjete në këtë zonë dhe në të njëjtin vend hedhin mbeturina.
Po sipas këtij lexuesi, situata ka nisur të bëhet e padurueshme, pasi në këto ditë të nxehta ka nisur të vijë erë e keqe.
Ndër të tjera, ankuesi thotë se janë dërguar fotografi edhe në organet kompetente, megjithëse nuk kanë marrë përgjigje.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.