Një ujk i egër që jeton në bregdetin qendror të Kolumbisë Britanike u filmua duke nxjerrë një kurth për gaforre nga oqeani për të ngrënë karremin.
Kjo është një sjellje e paparë më parë që mund të përbëjë përdorimin e parë të dokumentuar të mjeteve nga një ujk.
Kurthet u vendosën nga Kombi Heiltsuk (Haíɫzaqv) si pjesë e një programi për administrimin mjedisor të drejtuar nga komuniteti indigjen. Programi përqendrohet pjesërisht në luftimin e përhapjes së gaforres së gjelbër evropiane, një specie pushtuese që po shkatërron ekosistemet lokale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
"Kurthet po fillonin të dëmtoheshin dhe dëmi dukej sikur mund të kishte qenë një ari ose një ujk", tha Kyle Artelle, një profesor asistent në Kolegjin e Shkencave Mjedisore dhe Pylltarisë të Universitetit Shtetëror të Nju Jorkut dhe bashkautor i një studimi të ri rreth zbulimit.
Videon mund ta gjeni
këtu.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.