Prej urdhëresave të lëshuara së fundmi nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci, nuk ka shpëtuar as Instituti i Patologjisë.
Nga kjo e fundit po kërkohet që për çdo biopsi të kryer, raporti duhet ta ketë diagnozën e konfirmuar dhe të nënshkruar nga dy mjekë specialistë-patologë.
Mirëpo kjo praktikë nuk ka qenë në të kaluarën, pra raporti është lëshuar me diagnozë të vetëm një patologu, përveç ne rastet kur ka pasur nevojë për konsultim edhe është e lëshuar si e tillë.
"Kërkohet nga ana e juaj që nga data 01.09.2022 çdo raport histopatologjik i lëshuar nga Instituti i Patologjisë në QKUK, të ketë diagnozën e konfirmuar dhe nënshkruar nga dy patologë", thuhet në kërkesën e Drejtorisë të ShSKUK-së.
Në fakt televizioni Klan Kosova merr vesh se kjo urdhëresë është bërë pa konsultimin paraprak me Patologjinë. Ndaj edhe drejtoresha e kësaj të fundit, Merita Hashani tha se nuk mund të deklarohet lidhur me këtë pa biseduar me eproren e saj Zejnullahu-Raci, si shkak i paqartësive.
Pos kësaj, nga drejtoria e ShSKUK-së është kërkuar edhe diçka tjetër.
"Të gjitha raportet histopatologjike që dërgohen për ekzaminim dhe janë të dyshuara për malinjitet, duhet të merren dhe punohen me prioritet. Rezultati i tyre nuk duhet të vonohet më shumë se dhjetë ditë".
Po ashtu kërkohet që në baza javore të raportohet në ShSKUK numri i biopsive dhe citologjive të kryera, bashkangjitur me emrat e mjekëve-patolgë të cilët i kanë kryer ekzaminimet.
https://www.youtube.com/watch?v=eiSwlC0IiUQ
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.