Ka tri javë që në Klinikën e Onkologjisë mungon një prej ilaçeve më të shtrenjta.
Medikamenti Pembrolizumab, e cila është imunoterapi dhe shërben për trajtimin e disa llojeve të kancereve, ka kosto përmbi 5 mijë euro për dy ampula.
Duke qenë se ka mungesë, qytetarët po kërkojnë, përmes rrjeteve sociale, informacione se ku mund ta gjejnë këtë ilaç.
Përtej planifikimeve po ndikojnë edhe rekomandimet e jashtme për trajtimin e pacientëve me imuno-terapi, pikërisht me medikamentin e lartcekur.
Televizioni merr vesh se menaxhmenti i SHSKUK-së nuk lëshoi ende urdhër-blerje për furnizuesin e Pembrolizumabit në tre mujorin e fundit të 2022.
Urdhër-blerjet deri më tani janë lëshuar me numër të kufizuar për vetëm disa Operatorë ekonomike për ilaçe esenciale të caktuara, dhe atë vetëm për tetor, si shkak i buxhetit.
Ndërkaq, edhe target-terapia është me stok të kufizuar në Onkologji, kurse ka mungesa edhe në Hematologji.
Nga SHSKUK thanë se me 22 shtator janë bërë kërkesa në Ministrisë e Financave për mjete buxhetore, një pjesë përmes transfereve si dhe për mjete shtesë, për tre mujorin e fundit.
Për këtë periudhë 5 milionë euro do të shfrytëzohen për barna esenciale dhe materiale shpenzuese.
https://www.youtube.com/watch?v=fMaoJelvgvE&feature=youtu.be
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.