Të premten e 15 nëntorit, inspektorët komunalë në Mitrovicë të Jugut, hasën në një objekt në ndërtim e sipër, që nuk posedonte leje ndërtimi.
Ky objekt ishte i Ministrisë së Shëndetësisë, por komuna i ndaloi punimet për ndërtimin e Barnatores Qendrore, në Spitalin “Dr. Sami Haxhibeqiri”.
Kështu kanë thënë nga Drejtoria e Inspeksionit në këtë komunë. E në rast se ky vendim nuk respektohet nga investitori apo kompania, ata do të marrin të gjitha masat ligjore.
Pretendimet se hatërmbetjet politike mund të kenë ndikuar në këtë situatë, i ka hedhur poshtë shefi i Inpseksionit.
E për verifikimin e kësaj situate, nga Ministria e Shëndetësisë i shkuan në zyrë drejtorit të Urbanizimit.
Kjo vizitë u bë për t’i hedhur poshtë pretendimet e Komunës së Mitrovicës se nuk janë pajisur me leje.
Ata i thanë Kiksit se kanë ndjekur në përpikmëri të gjitha procedurat e kërkuara për t’u pajisur me leje.
Megjithatë, ministria pritet shumë shpejtë që të marrë dritën jeshile për vazhdimin e ndërtimit. /Klankosova.tv
https://youtu.be/LQHm2md4qLE
●●●
SASHKRIMI NGA
saranda aliu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.