Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka dështuar ta mbajë mbledhjen si pasojë e mungesës së kuorumit.
Edhe pas rreth gjysmë ore pritje, anëtarët që kishin ardhur në mbledhjen e Komisionit lëshuan sallën, meqë as vetë kryetarja e këtij Komisioni Sala Berisha nuk erdhi.
Të vetmit që kishin ardhur në mbledhje ishin deputetët, Dardan Sejdiu, Hykmete Bajrami, Adem Hoxha dhe Duda Balje. Ndryshe, në mbledhjen e sotme, Komisioni në rend dite kishte shqyrtimin e disa raporteve dhe projektligjeve, ndër to edhe shqyrtimin e Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për 2017 dhe shqyrtimin e Raportit me amendamente i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, raporton KP, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.