Për gati dy vite, çdo ditë ndjek procedurat e njëjta.Dritmir Islami, ulet në veturën e tij dhe pret kandidatin e radhës.
E ata që i mëson të drejtojnë automjetin, shpeshherë janë moshatar të tij ose edhe më të vjetër.Dritmir Islami tani është vetëm 24 vjeç,njofton Klan Kosova .Islamit, mosha nuk i paraqiti asnjëherë telashe në punën e tij, njofton Klan Kosova.
Por të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një profesion të tillë tani e tutje do të duhet të presin të mbushin 25 vjet.
Komisioni parlamentar për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, të martën vendosi që në ligj të përfshihet ndryshimi i moshës për t’u bërë instruktorë.
Kronikë nga Fillojeta Konjuhi.
https://youtu.be/3FExfcK8xWo
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.