Xhudisti nga Kosova Akil Gjakova, është mposhtur nga Khikmatillokh Turaev, në fazën e parë të repesazhit në kategorinë deri 73 kilogramë.
Gjakova u mposht në Golden Score me Ippon, duke ia pamundësuar vetes garimin për medalje në Mastersin e Dohas.
Ai u mposht paraprakisht me Ippon në çerekfinale nga xhudisti nga Kazakistani, Zhansay Smagulov në Mastersin e Dohas në Katar, kurse dy raundet e para i kaloi me sukses.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.