Që nga 2012-ta 50 familje janë të vendosura në disa ndërtesa në lagjen “Fusha e Pajtimit”.
Qytetarët të cilët u vendosën konsideroheshin raste sociale, të cilat kanë nevojë për strehim, që nuk mund ta siguronin vetë.
Por tash kanë kaluar 10 vjet, aq sa e kanë pas kontratën për shfrytëzim të cilën ua ka dhënë komuna, e më nuk kanë marrë njoftim nga ky institucion se çfarë do të ndodhë, njofton Klan Kosova.
Përfundimi i kontratave 10-vjeçare po i shqetëson disa nga banorët e këtyre ndërtesave.
Megjithatë po të të njëjtit thonë se çdo gjashtë muaj, anëtarë nga komuna kanë qenë në vizitë aty.
Drejtoria e Pronës bashkë me atë të Mirëqenies Sociale ka krijuar një komision për të vlerësuar gjendjen në teren në këtë lagje, e më raporti do të publikohet në kuvend ku me shumicë votash do të vendoset se cfarë do të ndodhë me ta, nëse do t’u vazhdohet kontrata apo jo.
https://www.youtube.com/watch?v=u9p_wHPRNeU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.