Disa atletë në Lojërat Olimpike priten të ndëshkohen pasi u kapën duke pirë alkool brenda Fshatit Olimpik.
Toshiro Muto drejtori i përgjithshëm i Lojërave Olimpike Tokio 2020, ka konfirmuar se një numër atletësh u panë duke pirë alkool në një park brenda Fshatit Olimpik të shtunën në mbrëmje.
Ndërsa konsumimi i alkoolit nuk është i ndaluar brenda Fshatit, atletët lejohen ta bëjnë këtë vetëm në dhomat e tyre private dhe jo në zona të përbashkëta ose publike.
Sipas insidethegames.biz, atletët e përfshirë tani mund të përballen me masa disiplinore, shkruan marca, transmeton Klankosova.tv.
"Natën e 31 korrikut, atletë të shumtë dhe anëtarë të delegacionit ishin në parkun brenda Fshatit dhe ata ishin duke pirë alkool dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë fakt", tha Muto, raportuar përsëri nga insidethegames.biz.
"Aktualisht, ne jemi duke hetuar situatën dhe bazuar në rezultatet, ne do të ndërmarrim veprimet e duhura".
Largimi nga Lojërat Olimpike është dënimi më i fortë i mundshëm që mund të jepet. Megjithatë, ata kanë më shumë gjasa të sanksionohen me gjoba.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.