Lajmet e fundit

Binjaku digjital u krijua nga specialistët e ujërave të thella “Magellan” duke përdorur më shumë se 715,000 imazhe dhe pamje të plota video 4k të rrënojave, të cilat u morën duke përdorur dy zhytës – të quajtur Romeo dhe Juliet.
Nëndetëset skicuan çdo milimetër të anijes së mbytur – e cila u nda në dy pjesë ndërsa u fundos – me detaje më të vogla. Ata gjithashtu skicuan edhe hapësirën e gjerë përreth rrënojave.
Imazhet e mëparshme optike të anijes kanë qenë të kufizuara si pasojë e niveleve të ulëta të dritës dhe cilësisë shpesh të dobët e ujit rreth rrënojave.
Gerhard Seiffert i “Magellan”, i cili udhëhoqi planifikimin për ekspeditën, tha se binjaku digjital i kompanisë ofron një “model fotorealist shumë të saktë 3D” të rrënojave.
“Ky model do t’i lejojë njerëzit të zmadhojnë dhe të shikojnë të gjithë gjënë për herë të parë”, tha ai.
“Ky është Titaniku siç askush nuk e kishte parë më parë”, deklaroi Seiffert.
Richard Parkinson, themeluesi i Magellan, i përshkroi rezultatet e projektit të ekipit të tij si “të mahnitshme”.
“Gjatë rrjedhës së projektit Titaniku vëllimi i të dhënave që kemi marrë ishte i madh – rreth 7150,000 imazhe dhe rreth 16 terrabajt të dhëna”, tha ai.
“Ne besojmë se këto të dhëna janë afërsisht dhjetë herë më të mëdha se çdo model 3D nënujor që është provuar ndonjëherë më parë”. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS