Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përgjatë pyetjes parlamentare drejtuar ministrit të Infrastrukturës, Dimal Basha u pengua nga deputetët e pozitës teksa çështja ishte rreth mosfunksionimit të semaforit në qendër të Skenderajt.
Musliu tha se kjo çështje është qesharake për disa deputetë, pasi siç tha ajo 'ata e shohin Skenderajn si xhungëll', raporton KlanKosova.tv.
Kjo deklaratë e saj nxiti reagime nga pozita, por deputetja Musliu iu kundërpërgjigj.
"Kryetare a po mban disiplinë, a po i qes unë jashtë, a po i qet ti?", vazhdoi Musliu, duke iu drejtuar kryeparlamentares.
"Nëse ta merr mendja provo", ia ktheu Haxhiu./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.