Në rast se nuk e keni vërejtur, telefonat e mençur kryejnë shumë funksione, e një ndër to është se telefonin tuaj mund ta përdorni edhe si projektor.
Në një video më poshtë, mund të mësoni se si të ndërtoni një projektor në kushte shtëpie e të argëtoheni duke shikuar filma e çfarë t’ua dojë qejfi sikur të kishit një projektor të shtrenjtë.
Mjetet që ju duhen:
- Një sharrë e vogël
- Një kuti këpucësh
- Një llupë
- Një ngjitës
- Vizore
- Kompas
- Telefoni i mençur
https://www.youtube.com/watch?v=Tx4vPeL9y2g
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.