Kombëtarja e Kosovës në skitari ka udhëtuar drejt Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku nga 8 deri më 21 shkurt do të mbahet Kampionati Botëror i Skitarisë.
Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë skitarët Arbi Pupovci, Albin Tahiri dhe Fiona Rusta-Blaka, të cilët janë edhe bursistë të Komitetit Olimpik të
Kosovës për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022.
Bashkë me ekipin kanë udhëtuar edhe trajnerët Agim Pupovci për meshkujt dhe Bujar Turjaka për femrat, si dhe doktori Shyqri Mema, njofton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.