Skitari kosovar, Albin Tahiri, është radhitur i 21-ti në garën e Tarvisios së Italisë në disiplinën e super sllallomit të madh
Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa.
Në garë morën pjesë 82 garues ku 15 dolën nga shtegu, njofton Klan Kosova.
Rezultati i skitarit 32 vjeçar që përfaqëson Kosovën ishte brenda kritereve olimpike që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat i përafërt për ta fituar normën olimpike “Pekini 2022” në disiplinën e super sllallomit të madh.
Tahiri deri më tani ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për normë olimpike në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, ndërsa Arbi Pupovci në disiplinën e sllallomit.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.