Skitari i Kosovës, Albin Tahiri, ka folur në lidhje me dy garat që ka zhvilluar gjatë ditës së sotme në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.
Tahiri është renditur i 37-të nga 87 garues në sllallom të madh duke përfunduar garën me kohë 1 minutën e 32.41 sekonda.
Në lidhje me këtë ka folur Tahiri për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
“Po ndihem shumë mirë. Gara ishte shumë e vështirë për shkak të kohës. U mundova shumë të qëndrojë në shteg. Në lëshimin e parë bëra një gabim të madh, por mbërriva në fund, ndërsa në të dytën u ndjeva shumë mirë. Ishte shumë vështirë, por të jem në top 30, jam vërtetë shumë i lumtur për këtë”,
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.