Lajmet e fundit

"Me këtë rezultat, Arbi çoi në pesë numrin e rezultateve të nevojshme për normën olimpike. Në Pamporovo garuan edhe Drin Kokaj e Kiana Kryeziu" njofton Komiteti Olimpik i Kosovës përcjell Klan Kosova.
Kokaj doli i shtati, ndërsa Kiana ishte e pafat duke u diskualifikuar, në konkurrencën e femrave.
Përzgjedhësi i Kosovës, Agim Pupovci, u shpreh i lumtur me arritjen e normës olimpike, duke thënë se me pak përkrahje Arbi do të arrij rezultate edhe më të mira.
Sipas tij, Drini sot bëri disa gabime, gjë që ka mundur të ketë pozitë edhe më të mirë, ndërsa Kiana ishte e pafat.
Arbi është bursist i KOK-ut për LOD Pekin 2022.
