Skitari ynë Klos Vokshi ka garuar sot në disiplinën e sllallomit në Tarvisio të Italisë, ku po mbahet Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) 2023.
Në një shteg të vështirë dhe konkurrencë të fortë, ku po marrin pjesë skitarët më të mirë të Evropës nën 18 vjeç, transmeton Klankosova.tv.
Vokshi zuri vendin e 70-të prej 100 garuesve, 28 prej të cilëve dolën nga shtegu. Koha e tij pas dy lëshimeve ishte 1 minutë e 53.97 sekonda.
Vokshi garon edhe të premten në sllallom të madh. Nesër në sllallom garojnë Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.