Katër herë kampioni i botës Marcel Hirscher deri sa po skijonte në sllallom, u rrezikua nga një goditje e një droni në garën Madonna di Campiglio në Itali.
Kjo është kapur nga kamerat të cilat po e përcillnin ngjarjen, deri sa austriaku ishte në mes të etapës së dytë, kur droni ra mbrapa tij.
Hirscher është i argjendtë në sllallomin e mbajtur në Lojërat Olimpike në vitin 2014, ndërsa në këtë garë ka dalë i dyti prapa norvegjezit, Henrik Kristoffersen, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=86nety3gjE8&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.