Skitarja nga Republika e Çekisë, Ester Ledecka, ka arritur një fitore shokuese në Super G në Lojërat Olimpike në Pyeonchang.
Ledecka, që po ashtu do të garojë në Snowvoard në Korenë e Jugut, pa fituar vetëm për një të qindtën e sekondës, duke lënë pas austriaken që po mbronte titullin e kampiones, Anna Veith nga Austria, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Në këto lojëra amerikania, Lindsey Voon, nuk mundi të fitojë medalje në rikthimin e saj në Olimpiadë.
Voon që po garonte në Olimpiadën e parë pas vitit 2010 për shkak të lëndimit, bëri një gabim kah fundi i garës.
Ky është lëshimi i çekes, Ledecka:
https://www.youtube.com/watch?v=9TYMaz9Xa50&app=desktop
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.