Skitarja Lara Gut-Behrami e cila është gruaja e futbollistit shqiptar Valon Behramit, e ka fituar garën zbritëse të Kupës së Botës, pas një pauze dyvjeçare.
Ajo mposhti lideren e kësaj gare Corinne Suter, në pistën Mont Lachaux që ndodhet në Zvicër, shkruan japantimes.co.jp, transmeton klankosova.tv.
E para në këtë garë u rendit Lara Gut-Behrami, e dyta Corinne Suter me 0.80 sekonda pas, dhe e treta austriakja Stephanie Venier me 0.92 sekonda vonesë.
Kujtojmë se Gut-Behrami një skitare elitare me medalje olimpike dhe shtate fitore të mëparshme të Kupës së Botës, arriti rezultatin më të mirë ndër 10 garueset startuese në këtë sezon.
https://www.youtube.com/watch?v=Dxy07nrSLS4&fbclid=IwAR2ZokizIwD9hJtbYl33DdPDyQ2cBuMutBFFZaQqytd8W9UqHK3mTAFdwbw&app=desktop
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.