Bendi legjendar, Guns N’ Roses, aktualisht ndodhet në turneun e vet nëpër botë.
Gjatë koncertit të tyre në Athinë të Greqisë, vokalisti Axl Rose, nxiti stadiumin që t’ia urojë ditëlindjen Slashit.
Plot 50 mijë fansa në stadiumin olimpik iu bashkuan Roset për t’ia uruar datën e lindjes kitaristit që i mbushi 58 vjet.
Slashi shprehu falënderimet e tij në Twitter duke shkruar: “Faleminderit Athinë për një natë fantastike në natën tonë të fundit të turneut evropian! Ishit hiç më pak se të pabesueshëm! Ishte një përshëndetje e përsosur që do ta kujtojmë përgjithmonë, gëzuar!”
https://www.youtube.com/watch?v=AlPcuct7Ei0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.