Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim me të cilin masën e paraburgimit ia ka zëvendësuar me arrest shtëpiak Arianit Sllamnikut, i cili dyshohet iu ka përshkruar ilaçe në vlerë mijëra euro fëmijëve me autizëm, me pretendimin se i shëron.
Zëvendësimin e masës e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Gjykatës, Sabit Shkodra.
“Me kërkesë të Prokurorisë, gjyqtarja e ka bërë zëvendësimin e masës së paraburgimit me arrest shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, tha Shkodra për Klankosova.tv.
Sllamniku dyshohet për veprat penale “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore” dhe “Eksperimentet e kundërligjshme mjekësore dhe testimi i barnave”.
https://klankosova.tv/raportimi-i-klan-kosoves-arianit-sllamniku-perfundon-1-muaj-ne-paraburgim/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.