Policia në Sllovaki shpërndau një foto të kapur nga kamera e trafikut ku shihet një qen i ulur pas timonit të një makine që po ecte me shpejtësi.
Organet e rendit atje thanë në një postim në Facebook se imazhi u kap nga një kamerë trafiku në fshatin Šterusy dhe oficerët ndaluan makinën Skoda për ta hetuar.
Policia bëri shaka në postim se qeni ishte në kërkim të drerëve dhe se ata ia prishën planet e gjuetisë për atë ditë.
Pronari 31-vjeçar i makinës, i cili ishte shoferi i vërtetë, i tha policisë se qeni kishte kërcyer papritur pas timonit teksa ai po ngiste, por policia tha se dyshonte se burri po e lejonte qenin e madh të hipte në makinën e tij gjatë xhiros.
Postimi u kërkoi drejtuesve të mjeteve që të sigurohen që qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake të frenohen siç duhet teksa hipin në automjete në lëvizje për të shmangur situatat e rrezikshme.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.