Peter Prevc nga Sllovenia është fitues i edicionit të 64 të “Turneut të Vitit të Ri” në kërcime me ski, transmeton Klan Kosova.
23 vjeçari nga Kranji e dëshmoi dominimin e tij pas fitores në Bischofshofen, e cila ishte e treta (pas asaj në Garmisch-Partenkirchen dhe Innsbruck), derisa në Oberstdorf ishte i treti.
Në këtë turne gjermani Severin Freund ishte i dyti, kurse austriaku Michael Haybock i treti.
Në radhitjen e përgjithshme për këtë vit, Prevc është i pari me 1139.4 pikë, i dyti Freund me 1112.9, kurse i treti Hayboeck me 1081.6.
Prevc është slloveni i dytë që e fiton “Turneun e Vitit të Ri”, pas Primoz Peterkës në vitin 1997.
https://www.youtube.com/watch?v=AReCXGnZJpo
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sporte të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.