Rovena e ka pyetur Xhenetës se çfarë mendon për deklaratën e Vullnetit i cili tha se frikësohet që pas 100 vitesh Pavarësi të Kosovës, ekziston rreziku i krijimit të një kombi të ri, dhe gjeneratat sipas tij të kësaj kohe do të identifikohen si kosovarë dhe jo shqiptarë.
“A je dakord ti?”, ishte pyetja e Rovenës ndaj Xhenetës.
“ S’marr vesh ksi sene”, ishte përgjigjja epike e Xhenetës, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Drenusha i tha Rovenës se nuk mund ta pyes Xhenetën për këtë, pasi e njëjta si e vogël ka dalë jashtë vendit dhe nuk i kupton këto çështje.
Për të parë më shumë detaje, ndiqeni videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=KlchGUa1SJI
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.