G4 do të fillojë të shitet në vendin e lindjes, Hong Kong dhe më pas në Turqi, Rusi dhe Singapor. Ndërkohë kompania LG ka premtuar se ky produkt do të bëhet i disponueshëm në pjesën më të madhe të Europës, Amerikës së Veriut, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Qëndrore në muajin që vjen.
CEO i LG Mobile deklaroi se LG G4 është ndryshe nga cdo smartfon që ekziston sot në treg.
Ekrani përdor teknologjinë quantum e cila ofron një kualitet më të lartë ngjyrash. G4 ka një kamera të ridizenjuar me një sensor më të fuqishëm dhe me rezolucion 16mp. Përsa i përket procesorit të përdorur ai është i tipit 64 bit Snapdragon 808. Në të janë të parainstaluara disa nga aplikacionet e produktivitetit të Google shfletuesi Chrome.
Por ajo që bie më shumë në sy është sigurisht pamja e jashtme; LG G4 është i veshur në pjesën e pasme me copë lëkure që të ofron një ndjesi të vecantë kur mbahet në dorë.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.