Boksieri britanik, Callum Smith e mposhti Lenin Castillon me nokaut në raundin e dytë, ku detyrua që të dal nga ringu me një barelë.
Në fillim të raundit të dytë, Smith e dhuroi një goditje të fort ndaj kundërshtarit të tij, Castillo, i cili mbeti pa ndjenja në ring dhe gjyqtari u detyrua që ta ndërpresë ndeshjen.
Goditja dukej qartë se e kishte rrëzuar atë, dhe u mor shpejt një vendim për ta hequr atë nga ringu përmes një barele.
Ndërsa nuk u bë asnjë përpjekje për ta ngritur atë në këmbë, pasi duket se ai i lëvizi duart dy herë.
Ishte debutimi i Smithit në peshën e rëndë, ndeshja e tij e parë me trajnerin e ri Buddy McGirt dhe lufta e tij e parë që kur humbi ndaj Canelo Alvarez.
Nga trajnerët e Smithit, pavarësisht që fituan nuk pati festime për shkak të gjendjes së Castillos.
Eddie Hearn shkroi në Twitter se Castillo ishte "me ndjenja" gjatë rrugës për në spital.
Smith dhe Castillo u ndeshën menjëherë pas meçit të Florian Markut të fituar kundër Maxim Prodan, në “Totteham Hotspur Stadium”. /Klankosova.tv/.
https://twitter.com/i/status/1441834837757743108
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.