Një i burgosur ka arritur të largohet nga burgu i Smrekonicës gjatë ditës së enjte.
I njëjti u arratis nga atje me pretekstin se po del për të vrapuar në oborr, por nuk u kthye më në dhomë, ndonëse ishte i dënuar tre vjet burgim.
Kësaj ikjeje i parapriu një tjetër i para një jave, nga i njëjti vend. E kjo nuk është se i habiti shumë udhëheqësit e këtij burgu.
"Mundësia e largimit në burgun e hapur është gjithmonë, por aty vendoset i burgosuri që mendohet se nuk ka me u largu", tha Xhevdet Maqastena.
Megjithëse nuk konsiderohen si shumë të rrezikshëm meqë u arratisën nga një burg i llojit të hapur, po kërkohet që këto raste të merren më seriozisht derisa të burgosurve t’u vihen lidhëset elektronike në mënyrë që lokalizimi i tyre të jetë më i lehtë.
https://www.youtube.com/watch?v=j3jk8jf87gw
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.