Aplikacioni i shumë përdorur nga të rinjtë Snapchat, pritet të vijë me një ndryshim të cilin ende nuk e ka bërë publik. Tashmë ju mund të kaloni nga kamera mbrapa tek ajo para dhe anasjelltas, gjatë kohës sa jeni duke zhiruar.
Në ikonën ku ndërrohet pozicioni i fotografisë, kur imazhi është para ju do të vëreni dy shigjeta dhe një rreth, kurse kur kamera kalon para, janë dy shigjeta dhe një smile.
Së pari, shtypni butonin e regjistrimit, duke nisur një regjistrim normal videoje Snap.
Ajo do të regjistrojë çfarë keni përballë. Nëse shtyp dy herë kudo në ekranin e telefonit ose ikonën në të djathtë që ka dy shigjeta dhe një rreth, do të filloni të regjistroni veten tuaj, apo çfarë ka pas jush.
Nëse dëshironi ktheheni kamerën sërish nga ana tjetër. Nuk dihet se për sa kohë mund të kaloni nga kamera pas dhe ajo para, por sigurisht që me snapchat keni vetëm 10 sekonda. Tashmë mund të kapni momente speciale nga të dyja këndet pa u dashur të ktheni krahun tuaj në 180 gradë.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.