Snapchat ka sjell risin e shumë premtuar për të gjithë përdoruesit e saj,
emoji 3D ose ndryshe siç e ka quajtur kompania
3D Friendmojis.
Këto ikona ndryshe nga çdo emoji që është përdorur deri më sot krijojnë një mini film të shkurtër ku avatarët e përdorur do jenë të ndërtuar me karakteristikat fizike të përdoruesit.
Për të bërë pjesë të bisedave tuaja këtë trend të fundit mjafton të keni të shkarkuar aplikacionin Bitmoji dhe të keni krijuar karakterin tuaj në të. Ky program vetëm pak kohë më parë përditësoi karakteret duke sjell rreth 150 mundësi të reja stili në veshje dhe pamje për avatarët.
Sipas njoftimeve të kompanisë Snapchat për të krijuar
3D Friendmoji mjafton të jeni në chatin me mikun tuaj dhe të hapni kamerën aty do ju dali dhe ikona e bitmoji dhe ju mund të krijoni avatarin dhe “filmin” tuaj.
Kompania shprehet se këtë risi do ta përfitojnë të gjithë përdoruesit e Snapchat, e nëse ky opsion nuk është shfaqur ende tek ju mjafton vetëm t'i bëni update programit.
3D Friendemoji pritet t'i ndryshojë ngjyrat e bisedave me miqtë tuaj.

https://www.youtube.com/watch?v=vWDAk0r16j0
https://youtu.be/OFTkSlt4B9I

●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.