Socialistët do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Të ftuar janë kandidatët e PS-së në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.
Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste./A2Cnn
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.