Sofia Richie Grainge është në pikën kulminante të saj. Mes zgjedhjeve të saj unike të veshjes së nusërisë dhe stilit të saj të lakmueshëm të “steet style”, ajo është kthyer në një ikonë luksi, megjithëse ajo preferon termin “i përjetshëm”, dhe nuk është e vështirë të kuptohet se pse.
Tani, vajza më e përfolur e modës po aplikon shijen e saj të veçantë në bizhuteri si fytyra e re e David Yurman.
Në një intervistë për “Instyle”, ajo flet për të gjitha gjërat rreth stilit, që nga raftet e byzylykëve deri te formula e saj e veshjes.
Ku i nis planet për veshje
“Varet si ndihem atë ditë dhe vë ndonjëherë bizhuteri apo diçka të preferuar që kam blerë rishtazi. Pavarësisht nëse do të vesh një bluzë dhe xhinse ose do të vishem për një ‘date night’ me Elliott, do të mbaj disa unaza ose byzylykë nga koleksioni. Diçka në lidhje me ndjesinë dhe pamjen e cilësisë së lartë të byzylykut më jep besim dhe më bën të ndihem e fuqishme”.
Veshja që ajo nuk do ta harrojë kurrë
“Me siguri fustani Rodarte në të cilin jam fejuar!”
Gjëja e fundit që ajo i shton veshjes së saj para se të dalë
“Parfum dhe syzet e diellit”.
Formula e saj për veshje të thjeshtë
“Xhinse, një bluzë dhe një palë këpuca Chanel janë veshja ime e preferuar”.
Trendi që ajo e do tani
“Shumëllojëshmëria e bizhuterive më pëlqen absolutisht! Është shumë argëtuese të përziesh dhe të kombinosh pjesët dhe të krijosh një moment artistik nga metale, gurë të çmuar dhe stile të ndryshme. Unë shpesh mbaj gjashtë ose shtatë byzylykë dhe disa gjerdanë në të njëjtën kohë”.
Stili i saj në tre fjalë
“I përjetshëm, elegant, i këndshëm”.
Ikona e saj e përhershme e modës
“Jackie Kennedy”.
Si ka ndryshuar stili i saj me kalimin e kohës
“Stili im ka evoluar me kalimin e viteve, por në përditshmëri jam goxha konsistente. Më pëlqejnë pamjet e thjeshta dhe të përjetshme dhe prirem të tërheq frymëzimin e stilit nga arti dhe muzika. Më tërheqin pjesët që janë elegante pa u munduar fare, dhe klasike”.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.