Aktorja Sofia Vergara u fotografua derisa ishte e shoqëruar me një burrë misterioz që quhej Justin Saliman kur mori pjesë në festën e ditëlindjes së Kim Kardashian në Beverly Hills, të premten.
Aktorja, e cila kohët e fundit u nda nga bashkëshorti Joe Manganiello, kishte të veshur një bluzë me dantella dhe pantolla ngjyrë kuqërremtë, ndërsa mashkulli i cili thuhet se është një kirurg ortoped, kishte veshur një bluzë blu me mëngë të gjata me kopsa dhe xhinse.
Ata u panë në veturë bashkë derisa shkuan në ndejën e ditëlindjes së Kim Kardashian, shkruan HollywooLife, transmeton Klankkosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.