Softuerët në ditët e sotme vetëm duke ju parë mund të përcaktojnë se cfarë gjendje emocionale keni.
Disa hulumtues në San Diego kanë zhvilluar një algoritëm tepër të avancuar vizual i cili kupton nivelin e dëshpërimit apo lumturisë bazuar në shprehjet e fytyrës tuaj.
Softueri fokusohet tek vetullat, rrudhat në ballë, shtrëngimin e buzëve etj për të marrë informacion mbi gjendjen tuaj. Sigurisht që ai nuk do ta kuptojë atë sa e kuptojnë prindërit tuaj, megjithatë është i saktë deri në një farë mase.
Kjo teknologji nëse implementohet mund të jetë dicka tepër e dobishme në spitale por dhe më tej. Mjekët mund ta përdorin atë për të përcaktuar dhimbjen që ju ndjeni pas një operacioni, shkruan pcworld.al.
Algoritmi mund të integrohet fare mirë dhe në mjekët robotë të cilat do t’ju ofrojnë trajtim në bazë të dhimbjes suaj.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.