Çmimet e akomodimit në hotelet e kryeqytetit të Republikës së Kosovës janë më të shtrenjtat në rajon, sipas kryetarit të Odës së Hotelerisë e Turizmit, Hysen Sogojeva.
Ai tha në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova, se një natë me mëngjes në hotelet e Prishtinës mesatarisht kushton 100 euro.
“As në Shkup, as në Tiranë, as Podgoricë nuk mundesh me gjet ma shtrenjtë! Krejt kjo për shkak të konkurrencës”, shtoi ai.
Sogojeva thotë se statistikat që ka ai, tregojnë se në gjithë Prishtinën gjenden diku 4,800 dhoma hotelesh, motelesh e hostelesh. Në gjithë vendin janë 7,000 dhoma me 17,000 shtretër të cilat nuk mjaftojnë për fluksin e madh të turistëve, rreth 200,000, të cilët pritet të vinë në Republikën e Kosovës për shkak të dy festivaleve të mëdha që do të mbahen sivjet në kryeqytet, “Manifesta” e “Sunny Hill”. Gjithashtu edhe për atë i cili mbahet në fund të gushtit, ai i Prizrenit, “Doku Fest”.
https://www.youtube.com/watch?v=NnibO7G42W8
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.