Shtëpinë e vjetër e la pas. E me gjasë, edhe jetesën e vështirë.
Kjo pasi Prenk Nreca nga Pjetershani i Gjakovës të mërkurën hyri në shtëpinë e re. Atë ia ndërtoi Shoqata "Bereqeti", raporton Klan Kosova.
Pesë djemtë e tij janë të parët që e bënë përhajër godinën dydhomëshe, e pastaj edhe mysafirët.
Mysafir e patën edhe kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, që kontribuoi me 5 mijë euro, i cili çmoi mobilizimin që u bë rreth rastit të familjes Nreca.
Edhe nga Bashkësia Islame po ndihen të plotësuar me kontributin.
E hoxha që udhëhoqi punimet e shtëpisë, Abdurrahman Bejtullahu, falënderoi të gjithë për solidaritetin e treguar.
Vetë përfituesi, që e mban familjen e tij si punëtor krahu e i cili është baba vetëushqyes pasi gruaja iu divorcua, u emocionua për ndihmën që iu dha.
'Bereqeti' e ndihmoi Nrecën edhe me pako ushqimore. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=E_vuJcbleOo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.