Dielli Vranovci do të jetë në aksion sonte, këtë të shtunë në sportin e boksit, kategoria Welter ku do ti matë forcat me Miroslav Serban.
Kjo mbrëmje zhvillohet në Austri dhe transmetohet direkt në Sport 1 në Artmotion me fillim nga ora 19:00.
Vranoci është i pamposhtur, ka 7 fitore e 1 barazim, kurse kundërshtari i tij Serban ka 13 fitore e 12 humbje. Kjo përballje është e vlefshme për titullin Internacional të Austrisë, është paraparë t’i ketë 10 raunde me nga 3 minuta.
Sfida tjetër për titull është ajo në mes të Bernardin Jakaj dhe Nasser Bukenya. Jakaj është i pamposhtur, ka 12 fitore, kurse kundërshtari i tij ka 4 fitore e 2 humbje.
Nga ora 19:00 fillon kjo mbrëmje, në program janë dhjetë lufta, në mesin e të cilëve boksojnë edhe emra si: Dardan Avdylaj, Driton Isenaj, Kushtrim Veseli, Adrian Berisha dhe Habib Vuqiterna.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.