Sonte në Prishtinë do të festohet për Medaljen e Artë të Distria Krasniqit në Lojërat Olimpike.
Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës në komunën e Prishtinës ka organizuar një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet nga ora 20:00.
“Për të shënuar këtë fitore ju ftojmë sonte nga ora 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku KOK-u në bashkëpunim me Departamentin e Sportit dhe Kulturës së komunës së Prishtinës, do të organizojë një festë për të shënuar medaljen e Artë e që është pjesë e aktivitetit të Festivalit Tokyo 2020”, thuhet në njoftimin e KOK-ut, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se sot Distria Krasniqi ka fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike "Tokyo 2020" duke u bërë kështu e dyta pas Majlinda Kelmendit që Kosovës i sjellë Medalje të Artë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.