Qindra miliona njerëz do të ulen sonte para televizionit për një nga ngjarjet televizive më të ndjekura në botë, Eurovision Song Contest, finalja e së cilës mbahet sonte në Torino të Italisë.
25 vende do të konkurrojnë për trofeun dhe nderin e organizimit të 'Eurovision Song Contest 2023'.
Edicioni i sotëm është i 66-ti në historinë e Eurovisionit. 25 këngë do të konkurrojnë, dhe pas 4 orësh muzikë, performanca, argëtim dhe emocione, do të dihet fituesi.
Shfaqja fillon në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.
Prezantuesit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan, njofton Klankosova.tv.
Ukraina parashihet të jetë favorite për të fituar me këngën 'Stefania' nga grupi "Kalush Orchestra.
Më poshtë mund t'i shihni listën e vendeve që do të marrin pjesë, si dhe renditjen e performancave.

●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.