Sonte nis festivali "Beerfest" që do të mbahet më 19,20 dhe 21 gusht në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
“Përveç shumë birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë”, thuhet në kumtesën e tyre.
Beerfest Kosova ’22 këtë edicion përfaqësohet me 17 brende të birrave ndërkombëtare dhe vendore teksa tetë birra i bashkohen për herë të parë këtij festivali.
Brendet pjesëmarrëse vendore janë: Peja, Prishtina, Sabaja, Morea dhe Illyrian Castle.
Kurse birrat ndërkombëtare janë: Tuborg, Somersby, Carlsberg, Heineken, Moretti, Nastro Azzurro, Peroni, Grolsch, Corona, Kozel, Asahi, Wellf Brau.
Përveç Birrave, prezente do të ketë edhe ujë, lëngje, ushqim si dhe fruta te thata.
https://klankosova.tv/ne-beerfest-kosova-22-marrin-pjese-17-brende-te-birrave/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.