14.05.2015 · përditësuar para 4040 dite1 min lexim
Gjigandi Sony prezantoi telefonin Xperia A4, pasardhës i Xperia A2 që ishte prezantuar vitin e kaluar. Smartfoni është i ngjashëm me Xperia Z3 Compact si në specifika edhe në dizajn.
Xperia A4 përmban ekran 4.6 inç me rezolucion 720p. Procesori është Snapdragon 801, katërbërthamësh, 2.5GHz, 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme me sllot për microSD.
Smartfoni do të ofrohet në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, blu dhe rozë. Bateria do të ketë kapacitet 2,600mAh.
Sony Xperia A4 do të dalë në treg nga mesi i muajit qershor, ndërsa çmimi nuk dihet.
●●●
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.