Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9 raste të vdekjeve me COVID-19 në Kosovë.
Kjo ka bërë që numri total i rasteve të vdekjeve të arrijë në 508, njofton Klan Kosova.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 466 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 115 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.
“Numri total i rasteve pozitive është 13.215 raste nga 50.223 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 508 raste të vdekjes”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 116 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.355 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.352”.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 41 raste, komuna Prizren 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.