Në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, sot do të prezantohen vendimet për caktimin e vlerës financiare të pikëve për kategorizimin e sporteve, trajnerëve dhe sportistëve.
Në bazë të Rregullores për kategorizimin e sportistëve dhe trajnerëve, Ministri çdo vit nxjerr vendim të veçantë për caktimin e vlerës financiare të pikëve, njofton Klan Kosova.
Përmes kësaj vlere financiare të pikëve trajnerët dhe sportistët në Republikën e Kosovës shpërblehen financiarisht nga shteti.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.