Të premten e 7 nëntorit varroset Daorsa Spahija, 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.
Këtë e kanë bërë të ditur familjaret e së ndjerës, derisa njoftuan se varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjakovës me fillim nga ora 14:00, transmeton Klankosova.tv.
24-vjeçarja ishte studente e nivelit master në Tetovë.
Prokuroria Themelore në Tetovë ka njoftuar se janë intensifikuar hetimet dhe do të ndërmerren të gjitha masat deri në zbardhjen e plotë të rastit, ku shtuan se të dhënat e para nuk japin indikacione për vepër penale.
Nga ana tjetër, gazetarja Liridona Vejseli ka thënë se viktima kishte pasur vazhdimisht presion fizik dhe psikik nga i dashuri i saj.
Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dje ka dhënë informacione të reja lidhur me rastin e 25-vjeçares nga Gjakova që vdiq mbrëmë në Tetovë.
Për Klankosova.tv nga kjo ministri pohuan se trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion.
“Me datë 05.11.2025, në orën 18:40, në SPB Tetovë është raportuar se para një ndërtese në rr. “121” në Tetovë ishte vërejtur trupi i pajetë i një personi femër. Një mjek i Ndihmës urgjente mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa pas ndërmarrjes së masave është vërtetuar se bëhet fjalë për një studente 24-vjeçare me iniciale S.D. nga Kosova”.
“Ndërsa, pas kryerjes së hetimit nga prokurori publik dhe grupi hetimor i SPB Tetovë, është konstatuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dorëzuar për obduksion”, ka thënë kjo ministri për Klankosova.tv.
Gjatë ditës dje gazetarja nga Maqedonia e Veriut, Liridona Vejseli, ka pohuar se vajza kishte presion të vazhdueshëm fizik dhe psikik nga i dashuri i saj. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/e-dhimbshme-kjo-eshte-kosovarja-qe-dyshohet-se-vdiq-tragjikisht-mbreme-ne-tetove-video-11/
https://klankosova.tv/detaje-te-reja-nga-vdekja-e-25-vjecares-nga-gjakova-pati-presion-fizik-dhe-psikik-nga-i-dashuri-i-saj-video/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.